E Diel, 1 Nëntor 2026

Teatri i Metropolit: Dy premiera për fëmijë, Në ballon e luleve dhe Druvari i mirë

Qendra Kulturore Tirana projekte dhe vizioneTeatri i Metropolit për fëmijë i hap dyert në datat 16 dhe 17 janar me dy shfaqje premierë: Në ballon e luleve përshtatur nga përralla Lulet e Idës së vogël e autorit H.K. Andersen dhe Druvari i mirë përshtatur nga përrallat e vëllezërve Grim. Mesjava do të sjellë këto shfaqje për kopshtet dhe fëmijët në nevojë. Shfaqja Druvari i mirë vjen me regji nga Genti Deçka ,skenografi dhe kostumografi Shpëtim Baca. Në shfaqje janë katër personazhe: Endri Çela-druvari,

 Ledian Papagjoni-vëllai, Arbër Islami-naratori. Ngjarjet fillojnë në një familje të varfër, duke bërë dru në pyll. Jeta e tyre ndryshon në momentin kur sopata druvarit i bie në lum dhe aty njihet me peshkun magjik. Peshku magjik ishte i gatshëm të ndihmonte druvarin duke i plotësuar disa dëshira dhe duke i dhuruar dy sopata magjike pasi druvari arriti të lironte peshkun magjik nga grepi i  druvarit i cili kish zënë peshkun e fatit të tij. I lumtur ai kthehet në shtëpi i tregon vëllait historinë ku ky i fundit kërkon që peshku ti plotësoje dëshira të tjera edhe më të mëdha. Pas plotësimit të këtyre dëshirave druvari ndjen se tashmë nuk është më i lumtur edhe pse është më i pasur. Në këtë moment i kërkon peshkut në kundërshti më të vëllanë ti kthejë jetën e tij të varfër dhe të lumtur. Mesazhi: Paraja dhe pushteti nuk të bëjnë të lumtur është dashuria e cila na mbush jetën plot gaz, hare , lumturi dhe respekt për njeri-tjetrin në familje e shoqëri. Shfaqja Në Ballon e Luleve vjen me regji nga Adelina Muça, përshtatur nga Milena Selimi, kordinatore Ada Ruçi, koreografia Llaqi Nako, kostumografia e skenografia Morena Vata e Olsida Murati. Personazhet në shfaqje janë: Drilona Zalli-Ida e vogël, Genti Decka-studenti, Lorenc Kraja-Adolfi, Ina Limani-Jona,Lindita Alliu-Mamaja e Ides, grupi i baletit për fëmijë-lulet. Ngjarjet fillojnë në një qytet të largët ku jeton Ida një vogëlushe dhjetë vjeçare sëbashku me lulet e sajë të kopshtit. Çdo mëngjes, ku dhe çdo mbrëmje ajo kujdeset për lulet dhe i tregon gjithçka i ka ndodhur gjatë ditës. Fantazia e vogëlushes shkon deri aty sa krijon Ballon e Luleve, ku mbreti dhe mbretëresha janë trëndafili dhe karafili dhe në këtë subjekt interesant përfshihen edhe miqtë e saj më të mirë,Jona dhe Adolfi. Në këtë përrallë lulesh përfshihet edhe studenti i cili e kupton shumë mirë gjuhën e luleve dhe mund të tregojë përrallat më të bukura në bote. Në ballon imagjinare lulet e Idës kërcejnë e këndojnë, kanë pallatin e tyre të mbretit dhe mbretëreshës dhe historia ëndërrimtare rreshton në këtë ballo të gjithë oborrtarët që nga margaritat, violat, lulëkuqet,luledielli etj. E bukura e tregimit qëndron në fantazinë se lulet duke iu përshtatur njerëzve mund të bëjnë çfarë të duan në ballon e tyre. Gjithçka që mund të ndodh në jetën e përditshme ndodh dhe në ballon imagjinare të Idës. Në këtë ballo mund të gjenden zambakë ëndërrimtar,lule këmbajka aventuriere, bozhuri kapricoz, lule kacavjerrëse,tulipani fisnik, luledelja e brishtë , manjola bukuroshe etj. Kujdesi i Idës bie ndesh me dy djemtë çamarrok të cilët nuk e shohin me kaq kujdes dashurinë për lulet por duan ti këpusin ato. Ndërsa Ida mendon se lulet duan përkujdes dhe ato kanë të drejta si vetë njerëzit . Për të zbuluar enigmën Ida sëbashku me djemtë çamarrok shpikin një ballo ku në një sfond me muzikë ku të tërë kërcejnë e dëfrejnë sëbashku me projeksione imazhesh vjen e gjallë historia ku nuk flitet thjesht për lulet por për njerëzit e thjeshtë me vetitë dhe karakteret personale të tyret. Nga ky rrëfim Ida mëson se lulet janë pak a shumë si njerëzit edhe pse ato nuk flasin kanë nevojë për të gjitha shërbimet që të jetojnë dhe Ida arrin të kuptojë se lulet e duan dhe kanë nevojë për përkujdesin e sajë. Një gjë e rëndësishme në këtë shfaqje është fakti se muzika bazë do të jetë muzikë klasike gjë, e cila është pjesë e edukimit të fëmijëve me muzikën klasike. Lulet e Ids është një përrallë, e cila u jep mundësi fëmijëve të jetojnë momente plot fantazi gjë e cila është shpesh herë e nevojshme të jetë prezente në jetën e tyre. Njëkohësisht u jep mundësinë të mësojnë të kujdesen për lulet dhe gjithçka që ndodhet rreth tyre dhe u përket. Zbulimi i karaktereve të ndryshme i bën të vetëdijshëm se gjithçka që i rrethon apo gjithçka me të cilën mund të përballen në jetën e tyre ka nevojë për zgjidhjet e tyre. Vetë lulet janë një tjetër element i rëndësishëm për këta fëmijë ku ngjyrat dhe bukuria e tyre i bën atë jenë më të gjallë ,të dashur, të butë e plot dritë dhe fantazi.Playboy i trojeve tona komedia më e re e teatritViti 2010 ka nisur me një sërë ambiciesh dhe energji pozitive për Qendrën Kulturore Tirana. Në pak vite ky institucion ka treguar se po ristrukturohet dhe po kërkon gjithmonë e më shumë të jetë më pranë publikut artdashës me projekte, salla të reja dhe veprimtari gjithëpërfshirëse. Teatri i Metropolit që muajin e fundit të vitit 2009 ka nisur provat për komedinë "Playboy i trojeve tona" premiera e së cilës do të jetë në fund të muajit shkurt 2010, e cila do të shfaqet në sallën "Bodrum" që përurohet me autorin irlandez John Millington Synge. Premiera e dytë e Teatrit të Metropolit pritet  të jetë  në  muajin prill 2010 me komedinë "Testamenti i Ri" nga Sacha Guitry, e cila do të vihet në sallën e re "Glob" me kapacitet prej 300 vendesh. Salla "Bodrum" dhe salla "Glob" e çojnë në tre numrin e sallave të Teatrit të Metropolit. Në projektet ambicioze të këtij teatri priten premiera të tjera , ku drejtuesit shprehen se do të kenë bashkëpunime me  regjisorë të huaj të teatrit Rumun, Francez  etj, të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre për të  qenë pjesë e këtij teatri. Cirku i Metropolit do të vazhdojë çdo të shtunë dhe të diel ora 11.00 dy shfaqjet premierë me rastin e 50 vjetorit të cirkut: "Të kapërcesh ylberin" dhe "Qielli pikon yje". Ansambli Folklorik "Metropol" dhe Orkestra Frymore e Metropolit  pas ristrukturimit në përputhje me vizionin dhe strategjinë e re të kësaj qendre kulturore që çdo dite e më shumë po rrezaton energji dhe ambicie për të plotësuar kërkesat gjithmonë në rritje të spektatorin kryeqytetas, do të vazhdojnë të jenë pjesë e rëndësishme e të gjitha evenimenteve dhe festimeve në kryeqytet e më gjerë.Nga Julia Vrapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›