Spezia insiston për Bogdanin

Nga Express më 13 korrik 2011 në ora 22:00
E ardhmja e Erjon Bogdanit mund të jetë e lidhur me ligën e dytë italiane – Serie C. Pasi e përfundoi bashkëpunimin me Cesenën, sulmuesi shqiptar është në kërkim të ekipit të ri.
Sipas mediave italiane, ‘Bogu’ së fundmi është bërë objektiv i Spezias, e cila është në kërkim të një sulmuesi shtatgjatë dhe të fortë në zonën e rreptësisë. Krahas përfaqësuesit shqiptar, ekipi nga liga e tretë italiane ka në listë edhe sulmuesit Torri, Evacuo e Mastronunzio.
Udhëheqësit e Spezias shpresojnë të arrijnë marrëveshje me ish-futbollistin e Chievos.