Aguero nuk shkon askund

Golashënuesi më i mirë i Manchester Cityt, Sergio Aguero ka ritheksuar vendosmërinë e tij ndaj klubit pas spekulimeve të reja rreth të ardhmes së tij.
Argjentinasi është përmendur si objektiv i Real Madridit për sezonin e ardhshëm por ai insiston se është i lumtur në Etihad Stadium ku erdhi vitin e kaluar nga Atletico Madridi.
I pyetur nëse ka diçka të vërtetë rreth spekulimeve, Aguero tha: “Jo, jo, aspak. E vërteta është se jam i lumtur këtu, i lumtur me bashkëlojtarët e mi dhe stafin e ekipit”.