Balotelli duhet të zgjohet

Ish selektori i Italisë, Marcello Lippi ka thënë se Mario Balotelli duhet të tregojë pjekuri.
Lippi udhëhoqi Azzurrët drejt triumfit në Kampionatin botëror 2006 në Gjermani e më pas nuk e ftoi në skuadër sulmuesin e Manchester Cityt për garën e vitit 2010 në Afrikën e Jugut.
“Shpresoj që ai të zgjohet së shpejti. Do të kishte qenë më mirë nëse do të linte që talenti i tij të flet në fushë”, deklaroi Lippi për magazinën World Football. Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka thënë se do të mundohet ta shesë 21 vjeçarin gjatë verës.