E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan: largohet Ibra, vjen Guardiola

Zlatan Ibrahimoviç dhe Milan po shkojnë drejt ndarjes. Pavarësisht kontributit të madh nga ylli suedez gjatë këtij sezoni, 30 golat e tij nuk i kanë ndihmuar Rossonerëve të ndjekin ëndrrën e quajtur Liga e Kampionëve.

Nga Italia vijnë zërat e parë që sugjerojnë se Ibrahimoviç do të largohet nga Milan në fund të këtij sezoni. Një ndarje kjo që mund ti ofrojë gjigantit milanez mundësinë e angazhimit të trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola i cili ka vetëm edhe disa muaj në marrëveshjen e tij me klubin nga Nou Camp.

Ibrahimoviç kishte përmendur raportin e tij të zbehtë me Guardiolën si një prej arsyeve kryesore për largimin e tij nga Barcelona më 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›