E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pele është budalla, Neymar nuk është më i mirë se Messi

Trajneri i skuadrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Wasl, Diego Maradona, e ka quajtur budalla Pelen pas deklaratave të brazilianit se sulmuesi i Santosit, Neymar është futbollist më i mirë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Kujtojmë, Pele kishte thënë se Messi së pari duhet të jetë më i mirë se Neymar, në mënyrë që të konsiderohet si futbollist superior edhe pse braziliani 19 vjeç përveç Copa Libertadores, nuk ka fituar ende ndonjë trofe të rëndësishëm.

“O Zoti im. Kjo është budallallëk. Neymar ndoshta edhe është më i miri në botë, por vetëm nëse e dërgojmë Messin në ndonjë planet tjetër”, deklaroi Maradona. Dy ikonat e futbollit shpeshherë janë përplasur mes vete rreth debatit Messi-Neymar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›