E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tottenhami më i mirë se Chelsea

Mesfushori i Tottenhamit, Gareth Bale beson në fitore ndaj Chelseas në duelin gjysmëfinal në FA Cup të dielën sepse “kemi ekip më i mirë”.

Tottenham është i katërti në Premierligë, dy pikë para Chelseas, por ka fituar vetëm një prej tetë ndeshjeve të fundit. Bale, 22 vjeç, tha për BBC Sport: “Chelsea ka ekip të mirë dhe ka bërë punë të mirë në Ligën e Kampionëve. Nuk do të jetë lehtë. Por, nëse ne jemi në formë të mirë, mund të arrijmë në finale sepse mendoj se kemi skuadër më të mirë”.

Në përballjen e tyre të fundit, në mars, Tottenham nxori një pikë duke barazuar pa gola në Stamford Bridge.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›