Mancini, i vetmi që i beson Balotellit

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini beson se është i vetmi trajner në botë i cili ende i beson sulmuesit kontrovers Mario Balotelli.
Kujtojmë se Balotelli në ndeshjen kundër Arsenalit, të cilën City e humbi 1-0, u përjashtua me karton të kuq (dy të verdhë), që më pas zgjoi reagim të ashpër nga Mancini i cili kishte paralajmëruar se sulmuesi italian nuk do të luajë më gjatë këtij sezoni.
Por, ai ka ndërruar mendjen dhe llogarit në Balotellin për derbin kundër Manchester Unitedit të hënën në Etihad Stadium. “Ndoshta jam njeriu i vetëm në futboll që i beson Marios”, deklaroi Mancini për mediet angleze.