E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cech, i sigurt në Chelsea

Portieri i Chelseas, Petr Cech ka pranuar se nuk planifikon të largohet nga Stamford Bridge.

29 vjeçari është anëtar i klubit londinez nga 2004 kur erdhi si përforcim nga skuadra franceze Rennes. Prej asaj kohe, Cech ka zhvilluar mbi 350 ndeshje për Chelsean dhe konsiderohet si një prej portierëve më të mirë në botë.

“Familja ime dhe unë jemi të kënaqur këtu. Chelsea më përshtatet mua, sikurse edhe jeta në Londër. Më pëlqen të luaj futboll në stadiume të mbushura dhe me atmosfera të shkëlqyeshme”, deklaroi Cech për mediet çeke.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›