E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson i frikësohet humbjes

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka pranuar se nëse skuadra e tij humb nga Manchester City, nuk do të mbrojë titullin e kampionit në Premierligë.

Dy skuadrat nga Manchesteri ndeshen në Etihad Stadium të hënën mbrëma, derisa United ka tri pikë epërsi në krye të tabelës. Por, City do të dalë lider në rast se shënon fitore.

“Nëse Cityn fiton, mendoj se ata do të shpallen kampion. Edhe pse duhet të shkojmë në Newcastle, mendoj se do të kenë mundësi shumë të mirë. Por, nëse fitojmë ne, do të jemi favorit absolut”, deklaroi Ferguson për BBC Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›