Aguero vendos pas Copa Americas

Sergio Aguero do të vendosë se ku qëndron e ardhmja e tij pas përfundimit të Copa Americas.
Sulmuesi 23 vjeç është përfshirë në ekipin e Argjentinës për garën që zhvillohet në vendlindjen e tij.
“Vendimi rreth transferimit të mundshëm do të merret pas përfundimit të Copa Americas”, tha Aguero për Canal7. “Për momentin nuk di se çka do të ndodhë”, shtoi ai.
Ish sulmuesi i Independientes muajin e kaluar njoftoi Atletico Madridin se dëshiron të largohet nga Vicente Calderon, ndërsa kërkohet nga Real Madrid, Juventus dhe Chelsea.
Aguero së fundmi ishte lavdëruar nga trajneri i Realit, Jose Mourinho, komente ndaj të cilave ka reaguar pozitivisht.
“Sigurisht se jam i kënaqur kur një trajner si Mourinho ka mendim pozitiv për mua. Është mirë të lavdëroheni nga trajnerët e ekipeve tjera”, përfundoi ai. Argjentina fillon Copa American kundër Bolivisë në La Plata më 1 korrik.