E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seedorf vendosi me zemër

Nga Express më 10 qershor 2011 në ora 16:13

Mesfushori Clarence Seedorf ka theksuar se nënshkroi kontratë të re njëvjeçare në Milan për shkak të dashurisë së tij ndaj klubit.

Kontrata e kaluar e 35 vjeçarit skadonte gjatë kësaj vere, por ai arriti marrëveshje të re.

“Nuk kam kërkuar asgjë. Nuk jam takuar me trajnerin Allegri dhe prapë kam nënshkruar. Thjesht doja të mbetem këtu. Nuk më janë dhënë garanci. Pas 900 ndeshjeve në karrierën time çka mund të pyes Allegrin? Zemra më tha të mbetem për të fituar edhe një Scudetto dhe Ligën e Kampionëve”, tha Seedorf për La Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›