E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alaba vazhdon në Bayern

Nga Express më 10 qershor 2011 në ora 16:05

Reprezentuesi austriak, David Alaba ka vazhduar kontratën e tij me Bayern Munichun për dy sezone, deri më 2015, ka njoftuar klubi gjerman të premten.

Mesfushori 18 vjeç ishte huazuar në Hoffenheim në janar pas transferimit në Bayern më 2008.

“Në javët e ardhshme do të vendosim së bashku për të ardhmen e afërt të Davidit dhe atë që do të jetë më e mira për të dyja palët. Ne jemi të lumtur që kemi siguruar shërbimet e një futbollisti të ri të talentuar për të ardhmen”, tha drejtori sportiv i Bayernit, Christian Nerlinger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›