E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diaby vesh fanellën e Tottenhamit

Nga Express më 10 qershor 2011 në ora 16:09

Mesfushori i Arsenalit, Abou Diaby rrezikon të nxitë zemërimin e tifozëve të klubit, pasi pranoi se ka një fanellë të rivalit të qytetit Tottenham dhe e vesh atë kur është në shtëpi.

“Është një fanellë të cilën është më vështirë ta veshi në rrugë. Nuk do të ishte një veprim i sigurt”, tha Diaby për tabloidin anglez The Sun.

Fanella i është dhënë atij nga shoku dhe bashkëkombësi i tij francez Younes Kaboul, me të cilin Diaby ka dëshirë të luajë së bashku edhe në shkallën e klubeve. “Do të ishte mirë që një ditë të luajmë së bashku në një klub”, përfundoi Diaby.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›