Agustin Kola: Kjo Tiranë i ka forcat për të fituar gjithçka
Tiranës së Agustin Kolës
i kanë mjaftuar vetëm 6
javë për t‘u rikthyer në
majën e renditjes, atje ku kishte
qëndruar për një pjesë të mirë të
fi llimit të sezonit, por që e kishte
humbur për kapriçot e saj. Dhe
këtë e ka bërë sa për meritë të
vetën, aq edhe për gabime të Vllaznisë.
Megjithatë nuk u duhet
ngrënë haku bardhebluve. "Më
pëlqen kjo skuadër që pashë në
ndeshjen e të dielës ndaj Besës.
Synimi ynë ishte të mos dilnim
pa trepikëshin nga Kavaja, dhe
ia arritëm qëllimit", thotë Kola.
Skuadra e tij e rimori më në fund
kreun e renditjes falë ngritjes së
nivelit të lojës, e cila po prodhon
vërtet rezultate: Në këto
6 ndeshje kanë koleksionuar 5
fi tore, një barazim dhe një lumë
golash. "Tani jemi të parët, por
ajo që vlen më shumë është se
jemi përmirësuar shumë në lojë
dhe rezultate", u shpreh dje Kola,
i cili pasi ka lënë pas euforinë
e momentit të fitores, tashmë
është më i kthjellët në analizën
që i bën lojës që Tirana serviri
në javët e fundit. Megjithatë ai
tenton të jetë i përmbajtur në
atë çfarë nxjerr nga goja, pasi,
siç duket, dëshiron të shmangë
çdo lloj influence për keq në
mendjen e lojtarëve të tij. Dhe
menjëherë parashtron edhe
paralajmërimet se ky i tanishmi
duhet konsideruar vetëm si një
rifi llim i mirë drejt realizimit të
objektivave. Por që këtu e më pas
vështirësitë do të jetë edhe më të
mëdha. "Sa më shumë i afrohemi
fundit të sezonit, aq më shumë
vështirësohen edhe ndeshjet.
Në Kavajë fituam vetëm një
betejë, por kemi beteja të tjera
përpara, pasi kampionati nuk ka
mbaruar", thekson ish-futbollisti
i njohur i bardhebluve, i cili në
CV-në e tij si trajner dëshiron
të shënojë edhe një kapitull të
ri, atë të realizimit të ëndrrës së
madhe: T‘i japë titullin Tiranës
në këtë sezon. Prandaj ai kërkon
që të tijtë të mos neglizhojnë deri
në takimin e fundit. "Të marrësh
kampionatin, duhet gjithmonë
të fi tosh çdo ndeshje dhe të mos
lësh asnjë pikë rrugës", nënvizon
Kola. Vllaznia do të mbetet rivali
më i ashpër i bardhebluve në
rrugën drejt titullit, por hapat i
ka shtuar edhe Dinamo, e cila,
me Shkëlqim Muçën në timon
pretendon shumë më shumë se
vendi i tretë në këtë sezon. Dy
të parët janë më të favorizuar.
Për momentin, bardheblutë
janë pozicionuar në kuotën e
39 pikëve, një më shumë se Vllaznia,
e cila barazoi në Elbasan.
Por edhe -7 pikët e Dinamos nuk
janë shumë. Kampionati është
vërtet i gjatë dhe rivalët deklarojnë
luftë të hapur. "Nuk jam i interesuar
për ecurinë e tjerëve, të
ndërpret mendimin Kola. Ajo tek
e cila unë përqendrohem, është
vetëm loja e skuadrës sime". Dhe
tek e fundit mirë bën, pasi nëse
Tirana nuk lëshon pikë, atëherë
të pakta do të jenë shanset për
rivalët. Të dy trofetë janë ende
në valle dhe bardheblutë nuk
dëshirojnë të heqin dorë nga
asnjëri. Suksesi i dyfi shtë do t‘ia
rriste vlerat kësaj përpjekjeje të
madhe që po bëhet. Dhe nëse
e besojmë Kolën, kjo skuadër
i ka mundësitë ta realizojë.
"Jemi mobilizuar gjatë gjithë
fazës përgatitore. Jam i bindur
se i kemi forcat e duhura për të
fituar gjithçka", përfundon ai
prononcimin, me besimin se
elementët që ka në dispozicion
do ta ndihmojnë drejt realizimit
të ëndrrës së tij të madhe.
i kanë mjaftuar vetëm 6
javë për t‘u rikthyer në
majën e renditjes, atje ku kishte
qëndruar për një pjesë të mirë të
fi llimit të sezonit, por që e kishte
humbur për kapriçot e saj. Dhe
këtë e ka bërë sa për meritë të
vetën, aq edhe për gabime të Vllaznisë.
Megjithatë nuk u duhet
ngrënë haku bardhebluve. "Më
pëlqen kjo skuadër që pashë në
ndeshjen e të dielës ndaj Besës.
Synimi ynë ishte të mos dilnim
pa trepikëshin nga Kavaja, dhe
ia arritëm qëllimit", thotë Kola.
Skuadra e tij e rimori më në fund
kreun e renditjes falë ngritjes së
nivelit të lojës, e cila po prodhon
vërtet rezultate: Në këto
6 ndeshje kanë koleksionuar 5
fi tore, një barazim dhe një lumë
golash. "Tani jemi të parët, por
ajo që vlen më shumë është se
jemi përmirësuar shumë në lojë
dhe rezultate", u shpreh dje Kola,
i cili pasi ka lënë pas euforinë
e momentit të fitores, tashmë
është më i kthjellët në analizën
që i bën lojës që Tirana serviri
në javët e fundit. Megjithatë ai
tenton të jetë i përmbajtur në
atë çfarë nxjerr nga goja, pasi,
siç duket, dëshiron të shmangë
çdo lloj influence për keq në
mendjen e lojtarëve të tij. Dhe
menjëherë parashtron edhe
paralajmërimet se ky i tanishmi
duhet konsideruar vetëm si një
rifi llim i mirë drejt realizimit të
objektivave. Por që këtu e më pas
vështirësitë do të jetë edhe më të
mëdha. "Sa më shumë i afrohemi
fundit të sezonit, aq më shumë
vështirësohen edhe ndeshjet.
Në Kavajë fituam vetëm një
betejë, por kemi beteja të tjera
përpara, pasi kampionati nuk ka
mbaruar", thekson ish-futbollisti
i njohur i bardhebluve, i cili në
CV-në e tij si trajner dëshiron
të shënojë edhe një kapitull të
ri, atë të realizimit të ëndrrës së
madhe: T‘i japë titullin Tiranës
në këtë sezon. Prandaj ai kërkon
që të tijtë të mos neglizhojnë deri
në takimin e fundit. "Të marrësh
kampionatin, duhet gjithmonë
të fi tosh çdo ndeshje dhe të mos
lësh asnjë pikë rrugës", nënvizon
Kola. Vllaznia do të mbetet rivali
më i ashpër i bardhebluve në
rrugën drejt titullit, por hapat i
ka shtuar edhe Dinamo, e cila,
me Shkëlqim Muçën në timon
pretendon shumë më shumë se
vendi i tretë në këtë sezon. Dy
të parët janë më të favorizuar.
Për momentin, bardheblutë
janë pozicionuar në kuotën e
39 pikëve, një më shumë se Vllaznia,
e cila barazoi në Elbasan.
Por edhe -7 pikët e Dinamos nuk
janë shumë. Kampionati është
vërtet i gjatë dhe rivalët deklarojnë
luftë të hapur. "Nuk jam i interesuar
për ecurinë e tjerëve, të
ndërpret mendimin Kola. Ajo tek
e cila unë përqendrohem, është
vetëm loja e skuadrës sime". Dhe
tek e fundit mirë bën, pasi nëse
Tirana nuk lëshon pikë, atëherë
të pakta do të jenë shanset për
rivalët. Të dy trofetë janë ende
në valle dhe bardheblutë nuk
dëshirojnë të heqin dorë nga
asnjëri. Suksesi i dyfi shtë do t‘ia
rriste vlerat kësaj përpjekjeje të
madhe që po bëhet. Dhe nëse
e besojmë Kolën, kjo skuadër
i ka mundësitë ta realizojë.
"Jemi mobilizuar gjatë gjithë
fazës përgatitore. Jam i bindur
se i kemi forcat e duhura për të
fituar gjithçka", përfundon ai
prononcimin, me besimin se
elementët që ka në dispozicion
do ta ndihmojnë drejt realizimit
të ëndrrës së tij të madhe.