Zgjedhjet, PD kërkon investime elektorale
Partia Demokratike nis përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme. Deputetët demokratë kanë thyer heshtjen në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar duke kërkuar investime, para, por edhe program të qartë për t‘iu rrëmbyer votat elektoratit në zgjedhjet e 28 qershorit. Nga ana tjetër, Kryeministri Berisha ka nisur premtimet e para, duke surprizuar deputetët demokratë. Kreu i PD-së bëri me dije se qeveria e tij po përgatit një projektligj për t‘u dhënë kredi 3 mijë familjeve që ndodhen në shtëpitë e ish-pronarëve.
Premtimi i Berishës
Kryeministri Berisha ka premtuar se qeveria do të miratojë së shpejti një projektligj ku do t‘u shpërndajë kredi 3 mijë familjeve që ndodhen në shtëpitë e ish-pronarëve. Sipas Berishës, nëpërmjet kësaj kredie, qytetarët që kanë zënë padrejtësisht trojet e pronarëve të ligjshëm do mund të marrin shtëpi të reja me kredi, duke liruar shtëpitë e ish-pronarëve. Lajmi ka tingëlluar disi i çuditshëm për një pjesë të mirë të grupit parlamentar demokrat, por Kryeministri tha se ky vendim është një zotim elektoral për të cilin janë marrë të gjitha masat që të nisë zbatimi i tij sa më shpejt. "Në këtë mënyrë, do të zbatohet ligji dhe këto familje do të marrin shtëpitë me kredi, ndërkohë që do të lirohen shtëpitë e ish-pronarëve", tha Berisha. Gjithashtu, Kryeministri informoi se në ditët e ardhshme do të kalojë në Parlament ligji për trojet në përdorim. "Janë me mijëra e mijëra familje autoktone të qyteteve, të cilat për babëzinë e diktaturës dhe për paranojën e saj që çdo gjë të ishte shtetërore, trojet dhe oborret e shtëpisë ua kishte përcaktuar në përdorim. Tani ato do të kalojnë të gjitha në pronësi, ashtu siç atyre u takon", u shpreh Berisha. Kryeministri tha se përmes këtyre vendimeve, qeveria po përpiqet që t‘u japë një shtytje para problemeve të pronësisë, ndonëse janë probleme të komplikuara.
Kërkesat e grupit
Deputeti Preç Zogaj ka kërkuar në grup, që investimet e parashikuara të bëhen për vitin 2009 duhet të zhbllokohen. Katër muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare dhe deputetët demokratë kanë kërkuar nga Kryeministri Berisha investime në zonat e tyre elektorale. Sipas deputetëve, investimet që janë parashikuar për rrethet, ende nuk kanë kaluar në zonat e tyre elektorale. Investime në shkolla, infrastrukturë, por edhe spitale janë projekte, të cilat kanë ngelur të bllokuar deri në mesin e muajit shkurt. Demokratët kanë kërkuar nga Kryeministri më shumë të ardhura për zonat elektorale, pasi duhet lotësuar infrastruktura e fushatës elektorale të së djathtës nëpër rrethe.
Zgjedhjet kanë zgjuar nga "gjumi" deputetët demokratë, të cilët kanë kërkuar me radhë fjalë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së.
Përplasja Bode-Çela
Ligji i Auditit ka sjellë debate të ashpra në mbledhjen e grupit të PD-së mes ministrit të Financave, Ridvan Bodes, dhe deputetit Blerim Çela. Ky i fundit e ka cilësuar ligjin e auditit se është larg realitetit dhe ka kërkuar ndryshimin e disa pikave. Kryeministri Berisha ka urdhëruar një grup pune brenda Partisë Demokratike që të bëjë ndryshimet e nevojshme për të shuar debatet dhe për të mos pasur kontestime brenda grupit të PD-së.
Pronat
"Tri mijë familje do të marrin shtëpi me kredi të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që do të lirojnë shtëpitë e ndërtuara në trojet e ish-pronarëve". Lajmi është dhënë nga Kryeministri Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së, ku shefi i ekzekutivit sqaroi se qeveria po përpiqet t‘u japë një zgjidhje çështjes së pronave, përpos problemeve të komplikuara që kanë pronat