E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermanët e Hanover vëzhgojnë sulmuesin kuqezi, Hamdi Salihi

Hamdi Sa l i h i vazhdon
të tërheqë vëmendjen e
skuadrave evropiane. Së fundmi,
garës për të siguruar shërbimet
e sulmuesit të Kombëtares i
është shtuar Hanover 96. Klubi i
Bundesligës gjermane, në të cilin
militon prej 10 vjetësh Altin Lala,
po studion alternativa të ndryshme
për sezonin e ardhshëm
dhe njëri prej të vëzhguarve është
edhe Salihi. 25-vjeçari sapo ka
përfunduar fazën përgatitore me
austriakët e Ried, ku ka treguar
formë mjaft të mirë sportive, me
5 gola të realizuar në tre takime
miqësore. "Nëpërmjet përfaqësuesve
të klubit, Hanoveri po
vëzhgon paraqitjet e sulmuesit
shqiptar, Hamdi Salihi. Ky lojtar
cilësohet si një prej të rinjve më
interesantë të kampionatit austriak
dhe në 33 javë të sezonit të
kaluar arriti të realizonte 12 gola.
Ndërkohë, në edicionin aktual ai
e ka gjetur rrugën e rrjetës katër
herë në 14 takime", theksonin
faqet e specializuara të transfertave
të futbollistëve.
Salihi vlerësohet për lojën në
zonën e rreptësisë, ku njihet për
nuhatjen drejt portës, ndërkohë
që si avantazh për transferimin
te skuadra gjermane shihet
edhe vlera jo e lartë e kartonit.
Sipas vlerësimeve aktuale, ekipi
që kërkon të afrojë shqiptarin
duhet të paguajë 750 mijë euro.
Si "sponsor" i ish-bomberit të Tiranës
shihet Altin Lala, që vetëm
pak javë më parë mundësoi testimin
e Renaldo Ramës te skuadra
ku fjala e tij ka mjaft peshë te
drejtuesit dhe është një idhull
i tifozëve. Hanoveri është klubi
më i madh që ka shfaqur interes
për Salihin gjatë këtij sezoni. Në
merkaton e janarit, sulmuesi u
duk fare pranë largimit nga Ried,
edhe sepse kontrata e tij me
klubin skadonte në fund të kampionatit.
Lojtari ndiqej nga turqit
e Bursaspor, qipriotët e Apollon
Limason dhe Austria e Vjenës.
Alternativa të tjera ishin edhe
Franca, Ukraina e Bundesliga
II gjermane, ndërkohë që është
përfolur edhe për vëzhgime nga
"skautët" e Udinezes në Serinë
A. Gjithsesi, shkodrani pranoi
ofertën e drejtuesve të Ried, për
të rinovuar me një tjetër vit kontratën,
e cila e detyron të luajë
në Bundesligën austriake deri në
qershor të 2010-ës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›