E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Basha, vizitë zyrtare në Arabinë Saudite

Mbretëria e Arabisë Saudite konfirmoi mbështetjen e plotë për Kosovën dhe pavarësinë e saj. Kjo u bë e qartë gjatë takimeve të djeshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Lulzim Basha, në Arabinë Saudite. Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtëm të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Princit Saud Al Faisal Bin Abdulaziz Al-Saud, ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, zhvilloi në datat 14-15 shkurt 2009 një vizitë zyrtare. Ai gjithashtu u takua edhe me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike, si dhe me Presidentin e Bankës Islamike për Zhvillim. Ministri Basha pritet nga Abdullah bin Abdulaziz Al-Saud, ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, u prit në një takim të veçantë nga kujdestari i dy xhamive të shenjta, Mbreti Abdullah bin Abdulaziz Al-Saud. Mbreti Abdullah i transmetoi ministrit Basha përshëndetjet dhe vlerësimet më pozitive për Shqipërinë, si dhe vullnetin për t‘i forcuar më tej marrëdhëniet midis 2 vendeve. Më tej, ministri Basha bëri një pasqyrë të zhvillimeve në rajon, me fokus në zhvillimet në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë. Po kështu, gjatë takimit, ministri Basha i dorëzoi Mbretit të Arabisë Saudite një mesazh nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›