E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinexhad, falënderim publik për Maradonën

Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, i ka kthyer borxhin Diego Armando Maradonës, pasi ky i fundit i dhuroi fanellën e tij. Lideri iranian e ka falënderuar publikisht legjendën e futbollit argjentinas për mbështetjen që i ka dhënë popullit të tij gjatë kësaj periudhe. "Falënderoj përzemërsisht Shkëlqesinë e Tij për mbështetjen ndaj kombit të drejtë dhe revolucionar iranian", u shpreh gjatë një fjalimi Ahmadinexhad, i cili mendonte ta bënte Maradonën trajner të kombëtares iraniane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›