E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldinjo, Galiani darkë me vëllain e lojtarit

Administratori i Milanit, Adriano Galiani, është takuar të mërkurën në darkë me vëllain e Ronaldinjos, Roberto De Asis, i cili luan edhe rolin e menaxherit. Burimet zyrtare të klubit bëjnë të ditur se kjo darkë pune ishte vetëm rreth çështjes së brazilianit Oliveira, të cilin Milani e ka huazuar te Saragoza dhe dëshiron ta shesë në fund të sezonit. Por mësohet se është folur për Ronaldinjon, i cili ka probleme me Barcelonën dhe mund të largohet nga katalanasit me shifrën modeste të 17 milionë eurove.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›