Trajtimi i virusit
Njëri nga forcat shqiptare komando të ndodhur pranë kryes së detyrës në Afganistan është shëruar tërësisht nga gripi i derrit AH1N1. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes. Vetë ministri i mbrojtjes Gazmend Oketa ka pasur komunikim të vazhdueshëm me forcat komando gjatë kësaj kohe, duke pyetur lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Javën e kaluar Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se tre prej forcave komando të cilët ndodhen me Shërbim në Afganistan u prekën nga gripi i derrit AH1N1. menjëherë morën trajtimin e nevojshëm, ndërkohë që për 24 orë kanë mbetur të izoluar pranë pavijoneve përkatëse.
Gjendja tashmë është qetësuar dhe pas njoftimit të parë që forcat kanë dalë jashtë dhomës së izolimit, një tjetër lajm vjen për shërbimin e tyre të plotë dhe rikthimin pranë kryes së detyrës.
Gjendja tashmë është qetësuar dhe pas njoftimit të parë që forcat kanë dalë jashtë dhomës së izolimit, një tjetër lajm vjen për shërbimin e tyre të plotë dhe rikthimin pranë kryes së detyrës.