E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimet në fakultet

Provimet e mbartura, apo ato të lëna për përmirësim note do të mund të jepen këtë javë në Universitetin Politeknik dhe Universitetin e Tiranës. Sezoni i provimeve të vjeshtës ka nisur dje dhe do të vazhdojë deri në datën 15 shtator.
Studentët mbetës duhet të interesohen për datat dhe më pas të paraqiten në provim. Ndërsa të gjithë ata studentë që duhan të përmirësojnë notën e njërit prej provimeve të dhëna në pranverë apo vjeshtën e "vogël" duhet të interesohen pranë fakulteteve për datat e provimeve si dhe të regjistrojnë të dhënat e tyre personale në mënyrë që të japin edhe një herë provimin.
Studentët duhet të kërkojnë pranë sekretarive datat që kanë shpallur pedagogët e tyre kur kanë për të dhënë provim, dhe më pas të përzgjedhin një prej datave se kur do hyjnë.
Përsa i takon studentëve të cilët duhet të japin provimin e diplomës apo të referojnë para komisionit për tezën e tyre, do të duhet të presin datën 25 shtator. Kjo është data e përcaktuar për dhënien e diplomës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›