Kryetari i PS, Rama, vizite jozyrtare ne Londer, takime me Bler e laburistet
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, eshte nisur diten e djeshme per nje vizite jozyrtare ne Londer. Ne seline roze, ndryshe nga zakonisht, ku kryetari paraqitej ne zyren e tij per te kryer angazhimet e tij te radhes ne PS, kjo gje nuk ndodhi dje. Nisur nga ky fakt, burime nga selia roze te pyetur nga gazeta "KJ", bene te ditur se lideri socialist eshte nisur paraditen e djeshme ne nje vizite jozyrtare ne Londer. Mesohet se do te kete takime me drejtues te larte te Partise Laburiste, tashme ne opozite dhe pa kryetar pas largimit te Gordon Braun. Njeheresh nje takim do te kete dhe me ish-kryeministrin laburist, Toni Bler, njeriut qe e mbajtur per 12 vjet Partine Laburiste ne pushtet. Per kete udhetim te tijin nuk ka pasur njoftim nga ana e Partise Socialiste. Ndersa turi i tij i nisur ne te gjithe Shqiperine, do te filloje serish ne fundjave, pas mberritjes nga vizita jashte vendit.