E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ahmeti: Duhet të flasim për një Ballkan pa kufij

23/02/2005  Kreu i BDI-së në Maqedoni takon në Tiranë Fatos Nanon

Kreu i Partisë Bashkimi Demokrat për Integrim në Maqedoni,, Ali Ahmeti,, ka zhvilluar dje një takim me Kryeministrin shqiptar,, Fatos Nano, ku është vlerësuar bashkëpunimi mes të dy vendeve. Ahmeti është shprehur optimist për marrëveshjet e ndryshme të lidhura deri më tani, si në transport, tregti e sidomos projektet e afërta për Korridorin 8 dhe naftësjellësin Ambo. Ahmeti ka vlerësuar dhe disa arritje të shqiptarëve në Maqedoni, pas marrëveshjes së Ohrit, por ka deklaruar se si shqiptarët, ashtu dhe maqedonasit nuk duhet të flasin më për kufij, por për një ballkan pa kufij të integruar në Bashkimin europian. "Jam një nga luftëtarët, që duhet të hiqen kufijtë, sepse i takojnë një gjenerate, që shpesh na kanë rrezikuar edhe jetën. Për gjëra që kanë rrezikuar edhe jetën e shokëve të mi, unë do të luftoj pa kompromis, që kufijtë të hiqen", tha Ahmeti. Kryeministri Nano, ka vlerësuar rolin e Ali Ahmetit dhe të politikës shqiptare në Maqedoni, duke thënë se realizimi i reformave dhe marrëveshjeve do të njohë gjithnjë zhvillim. Gjatë takimit është biseduar dhe për Kosovën, e cila për të dy palët është parë si një realitet, që po ngre institucionet demokratike dinjitoze, për integrim e përbashkët euroatlantik. "Kosova, tashmë, me institucionet e saj demokratike të dala legjitimisht me zgjedhje të lira, me faktorët e saj politik përfaqësues vjen natyrshëm, në të gjitha takimet, axhendat, analizat dhe vlerësimet, që bëjmë dhe ne krahas detyrave të përbashkëta dhe aspak të veçanta që ndajmë me aleatët ndërkombëtarë, me të cilët punojmë për evropianizimin e rajonit, dhe me të cilët do të përballojmë gjithashtu, çështjen e statusit të Kosovës, në periudhën e afërt që kemi përpara", tha Nano.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›