I djeguri i Yzberishtit, i ekzekutuar me plumb
23/02/2005 Trupi i djegur që u gjet në Yzberisht, mesditën e së hënës, ishte ekzekutuar më parë me një plumb prapa kurrizit. Ekspertiza zgjidhi enigmën 24-orëshe që mundonte grupin hetimor pas zbulimit të kufomës. Policia nis hetimet për vrasje me paramendim.
Ekspertiza
Megjithë dyshimet e shumta të grupit hetimor, ditën e hënë ishte thuajse e pamundur të cilësoje vdekjen e të djegurit si pasojë e pakujdesisë. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se, që në fillim u hamendësua se viktima duhet të ishte qëlluar më parë me armën që u gjet pranë tij. Por, fakti se trupi ishte totalisht i dekompozuar, nuk linte shteg për të bërë aludime. Kësisoj, pritej që ekspertiza e djeshme të zbardhte shumë të pathëna nga kjo histori. Të njëjtat burime shprehen se, autopsia së cilës iu nënshtrua i djeguri, zbuloi se ai ishte vrarë dhe më pas djegur. "Ishte shumë e vështirë të përcaktoje nëse i ndjeri kishte vdekur nga diegia apo nga plumbat. Në fillim u hamendësua se automatiku që u gjet pak metra larg tij, mund t'i përkiste viktimës. Sipas një versioni paraprak, pas shpërthimit të zjarrit, arma kishte bërë shkrepje të pavullnetshme. Plumbat ishin zbrazur në trupin e të zotit të saj. Por, autopsia hodhi dritë mbi një fakt me shumë rëndësi", saktësojnë uniformat. Një plumb u gjet në shtyllën kurrizore të kufomës dhe, sipas specialistëve, ai ishte qitur nga një largësi e konsiderueshme. Ç'ka vërteton goditjen nga një person tjetër dhe me qëllim eliminimin fizik të njeriut, që mendohet se jetonte në kasolle. Grupi hetimor ka përjashtuar tashmë pohimin se i djeguri ishte endacak. Tanimë të gjitha të dhënat të orientojnë për një vrasje me paramendim. E megjithëse ekspertiza ndihmoi shumë në hetime, identifikimi dhe aq më pak zbulimi i autorëve apo zbardhja e rrethanave të ngjarjes, është ende larg. "Nga kufoma nuk presim të zbulojmë ndonjë gjë më tepër. Është katandisur si mos më keq dhe nuk mund të identifikohet, as dhe nga të afërmit. E vetmja shpresë është ndonjë i humbur, që do deklarohet nga familjarët", përfundojnë burimet.