Ahmeti: Moszgjidhje e emrit? Nuk “plas” lufta botërore
Megjithatë, ai u shpreh optimist pasi do të vazhdojnë takimet e përfaqësuesve të Shkupit dhe Athinës, duke theksuar se partitë e shqiptarëve që prej fillimit kanë treguar se çfarë është e papranueshme për ta.“Një çështje e kemi pastruar në bllokun politik shqiptar. Ne do ta përkrahim çdo zgjidhje që do ta arrini ju si parti politike maqedonase, por pa u vënë në pikëpyetje interesi ynë si shqiptarë – pra që të mos quhet ‘Republika Sllave e Maqedonisë’, të mos quhet ‘Republika Kombëtare e Maqedonisë’, etj”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.Ahmeti thotë edhe se për problemin me emrin ka marrë vesh që në vitin 2004 kur filloi të flasë me palët e përfshira në esencën e kontestit.“Nuk duam që asnjëra palë ta shfrytëzojë çështjen e emrit për qëllimet politike dhe nuk duam që të dëgjojmë për tradhtarë e patriotë në rrethin tuaj. Hajt të gjithë seriozisht të angazhohemi që ky problem të mbyllet dhe të mos kemi pengesa në të ardhmen, ashtu siç na ndodhi me Bukureshtin”, shtoi lideri i BDI-së Ahmeti.Kryeministri Gruevski, sot sërish ka theksuar se Greqia, përpos ndryshimit të emrit, kërkon edhe ndryshimin e emrit të gjuhës dhe kombit.“Ne nuk negociojmë. Ata kërkojnë ta ndryshojmë emrin e gjuhës dhe kombit. Ata një gjë të tillë po e kërkojnë publikisht dhe këtë nuk ma thonë vetëm mua. Hapur dhe publikisht, për çdo ditë mund të dëgjohen se çfarë kërkojnë ministri i Jashtëm i tyre, presidenti e kështu me radhë”, u shpreh Nikola Gruevski, kryeministër i Maqedonisë. /alsat/