Deputetët e PS, pa rroga, dhe pa pasaporta diplomatike
Kryetarja e Kuvendit, Jozofina Topalli ka dorëzuar pranë Ministrisë së Jashtme emrat e personave që do të pajisen me pasaporta diplomatike, ku deputetët e PS-së nuk përfshihen në këtë listë. Duket se ato nuk do të kenë asnjë favor për të udhëtuar drejt shteteve evropiane dhe me këtë vendim, ata do të trajtohen njësoj si shtetasit e tjerë. Megjithatë, Kuvendi ka njoftuar prej muaj deputetët për të dorëzuar pranë Ministrisë së Jashtme, pasaportat e vjetra dhe certefikata familjare, me anë të të cilave do të mund të pajiseshin me pasaporta edhe bashkëshortet e deputetëve. Deri më tani, rreth 24 deputetë të PS-së vazhdojnë ta gëzojnë këtë të drejtë edhe për 3 vjet, ndërsa pjesa tjetër janë tërësisht të rinj, në fushën e privilegjeve që jep edhe statusi i deputetit.