E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia regjistron viktimën e 19-të nga gripi i derrit

Pacienti i vdekur është viktima e 19-të e gripit të derrit në Maqedoni. Pacienti u shtrua në klinikë para dhjetë ditëve me simptome të gripit, siç janë: ftohje, ethe, temperaturë të lartë, kollitje intensive, me dhimbje të shtrëngueshme në gjoks dhe pështymë të gjakut. Në 24 orët e kaluara në Klinikën për sëmundje infektive janë hospitalizuar tetë pacientë të rinj me simptome të gripit dhe atje për momentin po mjekohen 56 persona. Dy prej tyre janë me fotografi më të rëndë klinike dhe janë vendosur në ventilacion të asistuar. Në repartin infektiv në Spitalin ushtarak nuk ka pacientë të rinj dhe atje për momentin ka gjithsej 13 persona të hospitalizuar me simptome të gripit.Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup gjatë 24 orëve të fundit janë shtruar edhe dy persona, ndërkohë që aty për momentin po mjekohen 39 fëmijë të moshës prej gjashtë muaj deri pesëvjeçarë. Të gjithë pacientët e saposhtruar janë në gjendje shëndetësore të normalizuar, përveç tre fëmijë, të cilët janë me fotografi më të rëndë klinike, ndërsa njëri është vendosur në respirator.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›