E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Krishtlindjet të na gjejnë më afër Evropës

Në mesazhin e tij, Kryeministri Berisha u përcolli besimtarëve ortodoks urimet më të përzemërta në këtë ditë të bekuar të lindjes së shpresës dhe adhurimit. "Të gjithë besimtarëve ortodoks të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë, besimtarëve të krishterë dhe të gjithë besimtarëve të zotit, i uroj gëzuar këtë ditë të madhe, këtë ditë të shenjtë, ditë e cila ndryshoi njeriun dhe botën, e mbushi atë me shpresë, me besim, me të ardhme”, u shpreh Kryeministri. Më tej, Berisha uroi që “Krishtlindjet e tjera t’i bëjmë edhe më mirë, të na gjejnë edhe me afër projekteve tona familjare, kombëtare dhe të ecim më shpejtë e më të sigurt drejt Evropës”.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›