Meta takon Janullatusin: Uron të krishterët!
Meta u takua me Fortlumturinë e Tij Anastasin, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, të cilit i shprehu urimet më të ngrohta për të gjithë besimtarët e krishterë. “Uroj që kjo ditë kaq e rëndësishme të sjellë sa më shumë paqe dhe dritë për të gjithë besimtarët e krishterë dhe për të gjithë qyttarët shqiptarë. Jam i bindur se viti tjetër do të jetë akoma më i mirë”, u shpreh ai.