Rama uron të krishterët dhe daljen nga kriza
Pas vizitës në Selinë e Kishës Ortodokse në Tiranë, Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një prononcim për mediat u uroi të gjithëve besimtarëve gëzuar Krishtlindjet, duke u përqendruar në urimin e tij tek ata të cilët këto festa i gjejnë në sakrifica. “Mbi të gjitha dua që ky urim t’ju shkojë të gjitha familjeve shqiptare që në këtë fundviti përballen me një krizë e cila ka nevojë për durim, ka nevojë për mundim, ka nevojë për sakrifica të veçanta, që unë uroj dhe shpresoj që nuk do të vazhdojnë për një kohë të gjatë”, tha Rama.