E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmeti në Prishtinë: Maqedonia të njohë Kosovën

Tre liderët institucionalë të Kosovës, kryetari Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi janë takuar dje me kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, me ç‘rast bashkëpunimi dhe stabiliteti ndërmjet dy vendeve, si dhe njohja e paralajmëruar e Kosovës nga Maqedonia ishin në fokus të bisedimeve, për çka liderët kosovarë besojnë se do të ndodhë së shpejti. Zhvillimet e përgjithshme në Kosovë e Maqedoni dhe stabiliteti i rajonit, ishin çështje për të cilën liderët kosovarë diskutuan sot në Prishtinë me kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Kryetari Sejdiu vlerësoi lart vijën e njëjtë të bashkëpunimit dhe të integrimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë duke shtuar se edhe Maqedonia do të ndjekë hapat e vendeve të tjera të rajonit për njohje të Kosovës "Presim që këto ditë në rrjedhë normale të proceseve në Maqedoni, do të bëhet ashtu siç edhe kanë paralajmëruar edhe njohja e pavarësisë së Kosovës, siç e kanë bërë edhe vendet tjera të rajonit", ka thënë Presidenti Sejdiu. Nga ana e tij, duke uruar për pavarësinë e Kosovës, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se do të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive, duke premtuar angazhim edhe për njohjen e pavarësisë nga Maqedonia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›