E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefja e diplomacisë zvicerane, vizitë në Kosovë

Në kuadër të turneut të shefes së diplomacisë zvicerane në Ballkan gjatë javës së ardhshme, Michelinë Calmy-Rey mysafire e Kosovës do të jetë 2 ditë rresht (28 dhe 29 mars) për t‘u takuar me autoritetet më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare në vendin tonë. Shefi i kabinetit të saj z. Jean-Philippe-Jeannerat na ka njoftuar sot se gjatë qëndrimit në Kosovë, ministrja Calmy-Rey do të fillojë agjendën e saj të takimeve me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe shefin e qeverisë, Hashim Thaçi. Në Kosovë ajo me mysafirët e saj do të nënshkruajë disa marrëveshje projektesh bilaterale mes Bernës dhe Prishtinës zyrtare. Diplomatja zvicerane znj. Michelinë Calmy-Rey, e cila para tri vitesh ishte prononcuar për herë të parë në arenën ndërkombëtare pro-pavarësisë së Kosovës, me shoqëruesit e saj, ajo do të vizitojë po ashtu ambasadën zvicerane në Prishtinë, si dhe trupat e ushtarëve të vendit të vet - Swisscoy. Siç dihet Berna zyrtare javën e kaluar kishte prolonguar qëndrimin e ushtarëve të vet në Kosovë deri në vitin 2011.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›