E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, Greqia konfirmon ndihmën

Ministrja e Punëve të Jashtme, Dora Bakojanis, vizitoi dje të plagosurit në Spitalin Ushtarak të Tiranës, si dhe shprehu edhe njëherë mbështetjen dhe solidaritetin e qeverisë së saj, për ngjarjen e rëndë të 15 marsit në Gërdec. Gjatë vizitës së saj në Spitalin Ushtarak, ministrja Bakojanis vizitoi të plagosurit e ngjarjes së Gërdecit, të cilëve u ka uruar shpëtim të shpejtë, si dhe siguroi palën shqiptare se Greqia do të vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë. "Kjo ishte një tragjedi e madhe, një vuajtje e madhe, por ju keni përkrahje nga e gjithë bota. Dua t‘ju përcjell përshëndetjet e popullit grek. Me të dëgjuar lajmin për ngjarjen e rëndë që ndodhi në vendin fqinj, populli grek kërkoi të reagonim menjëherë për t‘iu ardhur në ndihmë. Shpresoj shumë që të kemi reaguar me shpejtësinë e duhur", tha ministrja greke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›