E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bombat" që "flenë" në mes të Tiranës

Pak ditë pas shpërthimit të fuqishëm në fshatin Gërdec
na u kujtua diçka që shohim çdo ditë. Rrugët
dhe rrugicat e kryeqytetit shqiptar janë mbushur me
pika karburantesh. Në vende krejtësisht të papërshtatshme
kanë mbirë si kërpudhat këto "bomba" që nuk është çudi të
shpërthejnë për një neglizhencë nga më të voglat. Jeta e secilit
prej nesh kërcënohet prej pasigurisë që na rrethon, pasojë e
neglizhencës së atyre që paguhen për të ndaluar vendosjen e
karburanteve në mjedise dendësisht të banuara. Pikat që dje
morëm përsipër të vëzhgojmë ishin kryesisht brenda UnazëS
dhe vetëm në një segment të saj. Si këto pamje, mos më keq
se kaq, vihen re në të gjithë qytetin, në të katër anët. Për ironi
të fatit edhe shërbimet e taksive akomodohen në oborrin e
karburanteve. Ndërsa këto të fundit shesin benzinë, naftë dhe
gaz. Pavarësisht pretendimeve se ato janë me masa sigurie të
larta, në asnjë vend evropian nuk pranohet që karburantet
të vendosen në hyrje të pallateve. Duke shpresuar që asgjë
e keqe të mos ndodhë, shpresojmë në ndërgjegjësimin e
institucioneve shtetërore kompetente për të marrë masa në
drejtim të sigurimit të jetës së qytetarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›