BE, fut në agjendë Kosovën

Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të BE-së e kanë edhe Kosovën pikë të veçantë të rendit të ditës, të hënën.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Bashkimi Evropian të hënën shefat e diplomacive evropiane do të diskutojnë për: Iranin, Burmën, Sirinë, Serbinë, Kosovën, Lindjen e Mesme, Bjellorusinë dhe Sudanin, transmeton Indeksonline.
Diskutimi vjen pak ditë pas nisjes së dialogut për liberalizimin, dhe një ditë pas protestës së pritshme të re të Vetëvendosjes.