Bashkëpunimi midis Kosovës dhe Maqedonisë
Prishtinë-Ministri i FSK-së Fehmi Mujota gjatë një takimi me shefin e Zyrës ndërlidhëse të Maqedonisë në Prishtinë Stojan Karajanov foli për punën dhe aktivitetet e dikasterit që drejton dhe ngritjen e FSK-së. Ndërsa Karajanov e vlerësoi punën dhe progresin e arritur në ndërtimin e ministrisë dhe ngritjen e FSK-së, dhe segmenteve tjera të sigurisë të Kosovës, të cilët do punojnë në interes të paqes dhe sigurisë në Kosovës dhe rajon.
Në takim u shtrua nevoja e thellimit të bashkëpunimit institucional, me gjitha drejtimet e deritanishme, përfshirë edhe fushën e sigurisë. “Ka angazhime konkrete që në të ardhmen e afërt të vihen relacione zyrtare në mes të ministrive homologe me qëllim të shkëmbimit të eksperiencave drejt synimeve të përbashkëta euroatlantike”- u tha në këtë takim.
Të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, duke e konsideruar këtë si të arritur të madhe të të dyja vendeve dhe rajonit në përgjithësi.