Luksemburgu donacionet për shëndetësinë e Kosovës
Prishtinë-Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Alush Gashi ka takuar të enjten ambasadorin e Luksemburgut në Prishtinë, Pierre Weber, ku ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë midis Kosovës dhe Luksemburgut. Temë qëndrore e këtij takimi ishte menaxhimi i donacioneve nga Qeveria e Luksemburgut, donacion i cili do të fillojë gjatë këtij viti. Fillimisht projekti do të përqendrohet në disa drejtime të veprimtarisë shëndetësore si renovimin e disa objekteve shëndetësore në rajonin e Prizrenit, Prishtinës dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Projekti përfshin edhe shkollimin e kuadrit shëndetësor, hartimin e protokolleve shëndetësore, blerjen e pajisjeve për disa njësi shëndetësore si dhe krijimin e bazës për Sistemin e Informimit shëndetësor nëpërmjet disa pilot projekteve në disa qendra.
Vlera e projektit, që zgjat 4 vjet, është 6,5 milionë euro ndërsa Ministria e Shëndetësisë merr pjesë me 1,3 milion euro. telegrafi/stat