E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqia mbështet shëndetësinë kosovare

Prishtinë- Ankaraja është përgjigjur pozitivisht ndaj një kërkese së parashtruar të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës dhe mes tjerash do të marrë përsipër trajtimin falas për njëqind pacientë çdo vit, të cilët nuk mund të trajtohen në institucionet shëndetësore të vendit tonë.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra për Komunikim e MSH-së, ky bashkëpunim po zgjerohet dhe intensifikohet pas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për marrëveshje të re bilaterale drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Turqisë.

Në komunikatë theksohet se Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës ka raporte shumë të mira bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, ndërsa marrëveshja është në pajtim me interesin e dyanshëm dhe reciprocitetit, do të mundësojë zhvillimin e bashkëpunimit në shumë fusha të mjekësisë si këmbim të informatave, këmbimin e ekspertëve dhe mjekëve specialistë, mbështetjen e pjesëmarrësve specialistë të fushave të ndryshme për konferenca shkencore në të dy vendet dhe edukimin e tyre. /Telegrafi/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›