E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahtisari në njëvjetorin e Kushtetutës: “Plani i paprekshëm”



qartë edhe nga njohjet ndërkombëtare”. Kështu deklaroi në Prishtinë ish-kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari në njëvjetorin e fuqizimit të Kushtetutës së Kosovës.
Aktitetekti i planit, që është edhe baza e kushtetutës aktuale të shtetit të ri tha se nuk do të ketë rishikim të Planit Gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës. I shoqëruar dhe nga zëvendësi i tij gjatë procesit negociator për statusin e Kosovës, Albert Rohan, presidenti Ahtisari ka marrë pjesë në shënimin e njëvjetorit të Kushtetutës së Kosovës. Ai tha se ndihej i lumtur që shumë arritje në Kosovë po ecnin pikërisht mbi bazën e planit për statusin, që njihet edhe si Pakoja e Ahtisarit. Duke folur për problemet në veri të Kosovës dhe mospranimin e këtij dokumenti nga serbët, Ahtisari tha se shpresonte që serbët ta kuptojnë rëndësinë e integrimit dhe bashkëpunimit, por e përjashtoi çdo mundësi që plani i tij të rishikohet. Ai tha se plani ofron mundësi për integrim, por kjo varet edhe nga vetë serbët, të cilët duhet të bashkëpunojnë. Ahtisari u bëri thirrje liderëve të Kosovës që të bashkohen rreth pikave kryesore që duhet t’i përmbushë shteti i Kosovës. Gjatë fjalimit para Kuvendit të Kosovës, Ahtisari tha se kosovarët duhet të ndihen krenarë me shtetin dhe Kushtetutën e tyre. “Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe kjo është bërë e qartë edhe nga njohjet ndërkombëtare. Kurse, pranimi i këtij realiteti do të krijonte stabilitet për rajonin dhe Europën”,- u shpreh Ahtisari. Nga presidenti Fatmir Sejdiu, Ahtisari u nderua me Medaljen e Artë të Lirisë për kontributin e dhënë. Presidenti Sejdiu tha se me Ahtisarin kishin rastin të kujtonin negociatat 120-ditëshe, por edhe të dëgjonte pikëpamjet e tij për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Edhe kryeministri Hashim Thaçi ka falënderuar Ahtisarin dhe ekipin e tij që udhëhoqën negociatat, të cilat e sollën Kosovën deri te deklarata e pavarësisë. Ai u zotua se qeveria e tij po e zbaton me kujdes Planin e Ahtisarit, mbi bazat e të cilit është mbështetur edhe Kushtetuta moderne e Kosovës. “Kushtetuta jonë deklaron qartë se Republika e Kosovës bazohet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe sundimit të ligjit. Ajo flet dhe respekton të drejtën e pronës, mosdiskriminimin, mbrojtjen e mjedisit, drejtësinë sociale, lirinë e medies, pluralizmin”, theksoi Thaçi. I ftuar në këtë shënim të një vjetorit të Kushtetutës ishte edhe ish-i dërguari amerikan, Frank Uisner i cili nuk mundi të vinte për shkak të problemeve shëndetësore.

16 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›