Japoni, tërmet i fortë në Tokio

Një tërmet i fortë është regjistruar në Tokio, kryeqytetin e Japonisë, në orën 09.23 (02.23 me orën shqiptare).
Epiqendra e tërmetit 4.4 ballë sipas shkallës Richter ka qenë në thellësinë 80 km, por nuk ka pasur asnjë alarm për cunami.
Nuk ka të dhëna për viktima apo dëme materiale.