E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aimar pëlqen Liverpulin

29/12/2004  Në janar ndoshta jo, por në korrik nuk ka dyshim që mund të realizohet, mbi të gjitha, nëse pankina vazhdon të jetë miku më i ngushtë i këtij sezoni. Pablito Aimar do të largohej vullnetarisht nga Valencia, për t`u transferuar te Liverpuli, skuadër që drejtohet nga Rafa Benitez, trajner me të cilin, Aimar ka raporte të mrekullueshme. Aimar në një deklaratë për gazetën "Marca" ia ka bërë të qartë drejtuesve të Valencias: "Dua të luaj. Jam mërzitur duke qëndruar në pankinë. Nëse kjo nuk ndodh, do të mendojë për një të ardhme tjetër". Ndërkohë, menaxheri i tij Gustavo Maskardi i ka kërkuar më shumë respekt trajnerit Ranieri, i cili e ka cilësuar të pashitshëm, por e "sheh" pak si titullar, duke e preferuar si një armë më shumë, kur ndeshja ka filluar. Kështu që hipoteza e Premier Ligës bëhet akoma më e besueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›