Emigranti pedofil zhduket me dy të mitur
29/12/2004 PRRENJAS/ Sapo kishte ardhur nga Greqi ku kishte 12 vjet burg për pedofili
PRRENJAS - Një i dënuar për pedofili ka rrëmbyer dy fëmijë minorenë të moshës 8 dhe 11 vjeç dhe i ka lënë të lirë vetëm të nesërmen në mëngjes, i detyruar nga bllokimi i makinës nga bora.
Ngjarja ka ndodhur një natë më parë në qytetin e Prrenjasit, ndërsa ka shqetësuar familjarët e dy fëmijëve, të cilët kanë denoncuar në polici.
Ngjarja
Kanë qenë orët e para të mbrëmjes të së hënës, kur 11-vjeçari N. M., kishte hipur në automjeitn e Artan Prrenjasit, 36 vjeç. Fëmija 11-vjeçar ishte joshur nga një shëtitje me makinë, ndërsa aty ndodhej edhe nipi i Prrenjasit, djali i motrës së tij, një fëmijë 8-vjeçar.
Sipas familjarëve të fëmijëve, të cilët i referohen rrëfimit të tyre, mësohet se, rreth orës 19.30, Prrenjasi iu ka thënë dy fëmijëve se do të shkojmë të furnizojmë makinën me karburant. Për këtë, nën preteksin se karburanti ishte më i lirë, ai kishte zgjedhur, një karburant shumë më larg qytetit, duke i lënë të habitur fëmijët. Duke vazhduar rrugën, ata kanë mbërritur në një karburant 5-6 kilometra larg, në afërsi të Qafë Thanës. Pasi Prrenjasi furnizoi makinën, ndërsa fëmijët prisnin të ktheheshin për në qytetin e shtëpitë e tyre, janë përballur me një kërkesë “për të venë leqe për lepuj”, ndërsa makina ka marrë drejtimin e një rruge fshati, që të çon në Çervenakë, një fshat i zonës së Mokrës në Pogradec, rreth 10 kilometra larg nga Qafë Thana.
Gjatë kësaj rruge, për shkak të borës së madhe që kishte rënë, makina me të cilën lëvizte Arben Prrenjasi dhe dy fëmijët, kishte ngelur në vend. Sipas rrëfimit të fëmijëve, mësohet se në këto kushte, 36-vjeçari u kishte kërkuar atyre të dilnin në rrugën Pogradec-Librazhd e të ktheheshin në shtëpi.
Policia
Burime të policisë lokale, bënë të ditur se dy fëmijët janë gjetur dje në mëngjes rreth orës 10.30, në Çervenakë, në makinën e Prrenjasit, një kamionçinë me targa PG 0598 B, e regjistruar në emër të komunës Qukës.
Mbërritja e policisë deri në vendin ku u gjetën fëmijët, u bë pas denoncimit një mbrëmje më parë të familjarëve të tyre.
Sipas policisë, shumë shpejt u mësua se fëmijët kishin hipur në makinën e 36-vjeçarit, ndaj të cilit filloi idnetifikimi i drejtimit të largimit të tij.
Kujtim Muça, shef i komisariatit të Policisë së Librazhdit, tregon se, “sapo u njoftuam, morëm të gjitha masat për të bllokuar akset rrugore, duke vendosur patrullat e qarkullimit rrugor. Ndërkohë, shton ai, në makinë është gjetur leja e drejtimit të automjetit dhe dokumente personale të tij, të cilat ndihmuan që të shumëfishohen fotot dhe të shpërndahen në postblloqet policore të Librazhdit e Pogradecit si dhe në pikat doganore. Prrenjasi është shpallur person në kërkim”, konfirmon Muça.
Burime të policisë bëjnë të ditur se nga ekspertiza mjeko-ligjore, nuk janë konstatuar shenja të kryerjeve të akteve seksuale me dy fëmijët.
“Arben Prrenjasi do të përballet me drejtësinë me akuzën rrëmbimit të personit. Dosja i ka kaluar prokurorisë së Librazhdit”, bënë të ditur Altin Gusho, shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Librazhdit.
I dënuar edhe në Greqi për pedofili
LIBRAZHD - Arben Prrenjasi, njihet si një person i dënuar me 12 vjet burg në Greqi për pedofili. Ai ishte liruar rreth shtatë muaj më parë. Sipas policisë lokale, mësohet se Prrenjasi kishte vetëm dy javë që ishte kthyer në Shqiëpri, pas dënimit prej shtatë vjetësh që kishte kryer dhe amnistisë prej pesë vjetësh që kishte përfituar.
Të njëjta burime saktësojnë se para dënimit në Greqi, ekzistojnë dyshime për të paktën dy raste të tjera implikimesh në pedofili, për 36-vjeçarin.
Burime të policisë lokale, saktësojnë se vetëm një javë më pas, Prrenjasi do të martohej.