Ora 00 ne ekranet televizive
29/12/2004 2005,
ekranet në orën 00.00
Ndoshta tradita, ndoshta pamundësia, por edhe përpjekja e mediave elektronike për të thithur sa më shumë audiencë, do të mbajnë me mijwra shqiptarë të gozhduar pranë "kutisë magjike" në momentet finale të fundvitit. Eshtë e natyrshme që departamentet e programacionit të kanaleve televizive shqiptare, kombëtare apo jo, të "ziejnë" nga puna më shumë se kurrë, pasi dëshira e secilit kanal është që shqiptarët kudo që të jenë ta kalojnë çastin e madh të ndërrimit të viteve në shoqërinë e kanalit të tyre. Me dhjetwra pjeswtarë të stafeve të këtyre kanaleve do të sakrifikojnë kënaqësitë e tyre personale, për të dhuruar sa më shumë gëzim, hare për të tëra familjet shqiptare, që do të preferojnë që natën e Vitit të Ri ta kalojnë në shtëpi, por nën shoqërinë absolute të ekranit të vogël. Sigurisht që ora 00.00 e vitit 2005 është ajo që do të ndiqet më shumë nga të gjithë, e në të njëjtën kohë edhe "beteja" më e madhe e audiencës, pasi është ndoshta momenti më simbolik i kapërcimit të kufirit kohor që ndan dy vite. Eshtë një moment që emocionon, ngazëllen këdo (por harrojmë se jemi rritur edhe një vit!).
Televizoni Kombëtar Klan në orën 00.00 do të ketë fokusuar kamerat e tij në sheshin "Skënderbej", për transmetimin e drejtpërdrejtë të koncertit që do të organizohet me këtë rast me pjesëmarrjen e shumë këngëtarëve dhe humoristëve, i cili fillon në orën 23.00. Në momentin final do të hapet një shishe gjigante shampanje dhe të gjithë të pranishmit do të kenë mundësinë të bëjnë një Gëzuar midis tyre, por edhe me të gjithë teleshikuesit që do të preferojnë të ndajnë me ta këtë moment.
Kanali "Top Channel" ka përzgjedhur për program kryesor "Portokalli", ku të gjithë do të kenë mundësinë që minutat e para të vitit 2005 t'i ndajnë me aktorët e "Portokalli"-sw apo edhe personazhe të tjera të ekranit të këtij kanali, që do të jenë të ftuar në këtë festë.
Duket se ky televizion ka zgjedhur enkas kwtw spektakwl, duke pasur parasysh audiencwn e fituar tashmw çdo tw diel.
Televizioni Kombëtar Arbëria ka menduar që në momentin e ndërrimit të viteve tw joshë teleshikuesit me çaste bukurie nga "Miss Tirana", ku bukuroshet tiranase do të jenë një shoqëri e këndshme për të gjithw ata, që në orën 00.00 do të kenë përqendruar vëmendjen e tyre te ky kanal.
Ndërsa "Vizon Plus", në çastin e ndërrimit të viteve ka përzgjedhur të shoqërojë fansat e tij me një urim nga stafi i këtij televizioni, për të krijuar kështu një "komunikim të drejtpërdrejtë", për të shprehur urimet tradicionale, moment që si para ashtu edhe pas tij ka për bazë programin "Ca gjëra nuk thuhen", në një speciale për këtë natë.
Televizioni "Koha" ka përgatitur një shoë—special për këtë nëtë, i regjistruar dhe i drejtuar nga prezantuesja Olsa Maze, një program me të ftuar këngëtarë, si Bujar Qamili apo edhe emra të njohur të humorit si Zef Deda, Rita Laçi etj., por edhe pjestarë të stafit të këtij televizioni, duke zgjedhur kështu këtë mënyrë për të uruar Vitin e Ri 2005, teleshikuesve që në atë çast do të kenë përzgjedhur këtë kanal për të ndjekur në natën e fundit të vitit 2004.
"Post" Viti i Ri
Ditët e pushimit që pasojnë festën tradicionale të Vitit të Ri, kur njerëzit të lodhur dhe të "rënduar" nga ushqimet do të preferojnë të kalojnë momente në "regjim shtrati" me argëtim të vetëm familjen dhe ekranin e vogël, do të jenë të pasura me programe nga më të ndryshmet. Ajo që të bie më shumë në sy në këto ditë është interesi i veçantë që departamentet e programacionit të të gjitha kanaleve i kanë kushtuar "fansave" të vegjël. Me dhjetra filma vizatimorë do të bëjnë "paradën" para syve të teleshikuesve të vegjël dhe pse jo, në mjaft raste edhe për ata të rritur. Edhe programet e ndryshme muzikore do të jenë një tjetër argëtim i teleshikuesve. Por edhe emisione të ndryshme, të cilat kanë shoqëruar teleshikuesit gjatë gjithë sezonit, do të jenë prezente në ekran në versione speciale si në datën 31 ashtu edhe në datën 1 Janar. Fansat e telenovelave nuk duhet të mërziten, pasi kanalet do të vazhdojnë transmetimin e tyre që prej ditës së parë të vitit, kështu që personazhet e tyre të preferuara nuk do t'u mungojnë. Natyrisht që edhe dashamirsit e humorit nuk duhet të ndjehen të braktisur, pasi për këto ditë të gjitha kanalet kanë parashikuar momente argëtimi edhe për ta, duke filluar që nga kamerat e fshehta, telekomeditë, grimca humoristike, komedi apo edhe filma humoristikë. Mos harrojmë edhe një rubrikë të dashur për të gjithë, atë të informacionit. Pothuajse të gjitha kanalet në datën 31, kanë parashikuar edhe speciale informative, ku do të pasqyrohen ngjarjet më të rëndësishme, që për një vit të tërë ndikuan në jetën politike dhe shoqërore të vendit tonë. Adhuruesit e filmit artistik, vetëm dëshirën e mirë të kenë për të ndjekur filma apo edhe të durojnë pagjumësinë, pasi do të kenë mundësinë të shohin shumë filma, disa prej të cilëve do të shfaqen për herë të parë (të paktën me të drejtën e autorit). Zhanret e filmave janë nga më të ndryshmit, duke filluar nga ai komik, që natyrisht në ditë të tilla ka prioritet dhe, për të pasuar me filma aksion, fantastiko-shkencorë e, madje, edhe triller. Kujdes! Ndoshta të gjithë nga pak, nuk i preferojmë reklamat apo momentet e publicitetit, sidomos kur ndërpresin momente të këndëshme të programeve që ndjekim, por durim dhe mirnjohje, pasi është pikërisht ky moment i "bezdisshëm", ai që mundëson të shohim gjithçka që transmetohet në ekranin e vogël.
Leonard Olli
ITALI
Mesha e Krishtlindjeve në ekranët e... celularëve
Celularët, pas internetit do të jenë edhe për shumë kohë në të ardhmen teknologjia mbizotëruese. Shërbimet që po ofronjnë dita-ditës operatorët e telefonisë celulare kanë tejkaluar çdo parashikim. E reja e fundit vjen nga Italia, ku një operator i telefonisë celulare propozoi një ritransmitim integral, të manifestimeve që u zhvilluan në Vatikan për Krishtlindjet. Të gjithë ata që dispononin telefonë celularë të gjeneratës së tretë mundën të ndiqnin direkt në ekranet e celularëve të tyre, të premten e 24 dhjetorit, festimet që u zhvilluan në Selinë e Shenjtë. Pas meshës së mesnatës dhe koncertit tradicional, zotëruesit e celularëve të gjeneratës së tretë, mundën të ndiqnin përsëri në lidhje të drejtëpërdrejtë bekimet Urbi dhe Orbi, të Atit të Shenjtë. Kompania H3G, filial i grupi të telekomunikacioneve të Hong-Kongut "Hutchison Ë---hampoa", e cila operon në tregun italian që nga fillimet e vitit 2003 shërbimet "UMTS", nën emërin e koduar "3", kishte deklaruar ditë më parë se klientët e saj, do të kishin mundësinë të ndiqnin direkt nga celularët e tyre festimet e Vatikanit, sikundër edhe dy meshat e drejtuara nga vetë Papa. Personat që përzgjodhën të ndjekin këto evenimente nga celularët, nga tarifat shtesë që u adoptuan, do të ndihmojnë për ndërtimin kishave të Romës, por edhe për të grumbulluar fonde ndihmë për të prekur nga sëmundje të ndryshme, e kryesisht për ata me AIDS. Ky është ndoshta fillimi i një "invazioni" të ri e të mëtejshëm nga ana e celularit, i cili ka ndikuar ndjeshëm në jetën shoqërore. Në rast se ky progrm i ri do të bëhet masiv dhe i shtrirë në programacion, nuk mund të përjashtohen bashkëpunimet midis operatorëve celularë dhe kanaleve televizive në mbarë botën (por ndoshta do të duhet ende shumë kohë për të arritur këtë stad).
l. olli