Saki në sulm për Eto
29/12/2004
Arrigo Saki ka filluar të mendojë për Realin e sezonit 2005/2006. Drejtori teknik i spanjollëve mund të bëjë një revolucion të vërtetë sezonin e ardhshëm. Morientes, Helguera, Figo dhe Solari është pothuajse e sigurtë që nuk do të jenë sezonin e ardhshëm në "Shtëpinë e Bardhë". Por, shumë e dyshimtë është edhe prezenca e Raul Gonzales dhe Devid Bekam: i pari është në një formë shumë të keqe dhe gjatë këtij sezoni nuk është konfirmuar asnjëherë si goleador. Me Sakin llogaritë janë të qarta: luajnë ata që janë në formë dhe kështuqë sulmuesi i nacionales spanjolle ka filluar t`i trembet pankinës. Diskutim tjetër vlen për Devid Bekam. Mesfushori i nacionales angleze nuk pëlqehet nga ish-tekniku italian, i cili shumë kohë më parë ka thënë: "Bekam nuk e shikoj si futbollist, por si një Ferrari të vërtetë në biznes…". Një deklaratë që i ka djegur shumë Bekam, i cili e ka pritur polemizues, italianin në Madrid: "Nuk e kuptoj pse Saki është në Madrid". Një gjë është e sigurtë: në Realin e sezonit të ardhshëm nuk do të jenë disa galaktikë. Por, si do të jetë Reali i ri? Shumë e sigurtë është prezenca e portierit Iker Kasilias, i cili gjithmonë është stimuluar nga Arrigo Saki. Ndërsa në mbrojtje, nuk do të jetë Roberto Karlos, i cili mund të luajë me Çelsin, sezonin e ardhshëm. Xhanluka Zambrota, mbrojtësi i Juventusit, pëlqehet shumë nga Saki, por është e vështirë që Moxhi ta lëshojë, aq më tepër kur kontrata e mbrojtësit të nacionales italiane skadon në 2008-ën. Gjithsesi, në rast të një oferte të mirë, Moxhi mund të ndryshojë mendje. Ndërsa për mesfushën, dy janë objektivat: Patrik Viera dhe Françesko Toti. Francezi ka rinovuar kontratën me Arsenalin dhe ka deklaruar disa herë se nuk dëshiron të largohet absolutisht nga Arsenali: "Dua të qëndroj sa më gjatë të jetë e mundur- ka thënë javë më parë mesfushori- dhe të fitoj trofe të rëndësishëm me këtë bluzë që e dashuroj marrëzisht…", por kurrë nuk thuhet kurrë. Nga ana tjetër, kapiteni i Romës ia ka bërë të qartë presidentit Sensi: "Do të qëndroj me Romën, vetëm nëse do të jetë një skuadër e madhe, e denjë për të fituar kampionatin. Nuk mund të qëndroj në një klub që në fillim të sezonit, ka si objektiv vendin e tretë, ose të katërt…". Aq më tepër, Toti ka thënë disa herë se nëse largohet nga Roma, do të luajë jashtë Italisë, madje me Real Madrid. Gjithsesi e ardhmja e kapitenit verdhekuq do të vendoset në qershor ose korrik. Dhe reparti i fundit është sulmi. Braziliani i Interit, Adriano, është një nga futbollistët më të dashur të Sakit, i cili nuk e ka fshehur kurrë pëlqimin për bomberin: "Nuk ka dyshim që Adriano është një nga qendërsulmuesit më të fortë në botë…". Por, duket e pamundur që Interi ta lëshojë brazilianin. Presidenti Morati e cilëson të pashitshëm: "Nuk pranojmë asnjë ofertë për Adrianon. Nuk është në merkato…". Nuk duhet t`i besojmë shumë presidentit Morati, i cili vite më parë thoshte se Ronaldo është i pashitshëm dhe në fund, braziliani përfundoi te Reali. Cili mund të jetë partneri ideal i Adrianos? Gazeta "AS", dje ka dhënë një lajm shumë të bujshëm: Reali dhe Barcelona janë duke biseduar për një shkëmbim yjesh. Saki kërkon në skuadër shërbimin e kamerunasit Eto. Por që futbollisti të prishë kontratën me Barçën, Reali duhet të derdhë 150 milion euro, në arkën e klubit katalanas. Madrilenët nuk janë gati të paguajnë këtë shumë stratosferike, por ofrojnë Ouen, Samuel, Udgeit dhe para. Gjithsesi mbetet për t`u verifikuar në ditët e ardhshme, nëse bëhet fjalë për një shkëmbim të vërtetë.