E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ajaks festa e titullit

Futbollistët e Ajaksit, drejtuesit e klubit dhe tifozët festuan titullin e 31-të kampion të Holandës në historinë e klubit. Skuadra nga Amsterdami siguroi trofeun pas fitores 2-0 të së mërkurës përballë Venlos, ndërsa ky ishte suksesi I dytë radhazi në Eredivisen holandeze.

Rreth 50 mijë persona u grumbulluan pranë stadiumit “Amsterdam Arena” dhe jo në qendrën e qytetit, ku festimet e një viti më parë u shoqëruan me ngjarje të dhunshme.

Trajneri Frank de Bur, I cili e udhëhoqi skuadrën në dy triumfe radhazi në kampionat, diçka që nuk ndodhte prej vitit 1996 deklaroi se “një nga gjërat më të bukura është të shikosh tifozët kur festojnë dhe përgëzojnë çdo lojtar të skuadrës”. I pyetur nëse do të dëshironte të festonte sërish edhe vitin e ardhshëm, De Bur deklaroi se “kurrë nuk do të lodhej duke festuar fitimin e një trofeu”.

De Bur e udhëhoqi skuadrën drejt titullit gjatë sezonit të kaluar, pasi zëvendësoi Martin Jol në vitin 2010, por shanse për të përsëritur suksesin ishin minimale, pas një debati që nisi mes drejtuesve të klubit gjatë këtij sezoni, ku I përfshirë ishte edhe legjenda holandeze, Johan Krujf dhe Luis van Gal, i cili u emërua drejtor I klubit, ndërsa çdo gjë u zgjidh vetëm më 7 shkurt, kur një gjykatë e Amsterdamit vendosi se Van Gal nuk mund të qëndronte në këtë pozicion drejtues.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›