E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajala: “Topi të tregojë gatishmëri për zgjidhjen e krizës politike”



Partia Socialiste ka marrë mbështetjen nga Internacionalja Socialiste për Europën Juglindore në kohën kur marrëdhëniet me maxhorancën janë bërë të pamundura për gjetjen e kompromisit, edhe pse krahu i majtë ka treguar gatishmëri të plotë.
Gjatë zhvillimit në Tiranë të punimeve të Komitetit Internacionales Socialiste për Europën Juglindore, sekretari i Përgjithshëm, Luis Ajala, ka theksuar se Partia Socialiste e ka bërë hapin e saj në përpjekje për të gjetur gjuhën e kompromisit. Në këtë situatë, sipas Ajalës, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është në këmbët e shumicës, i cili duhet të tregojë gatishmërinë për të zgjidhur krizën politike. “Kërkesat objektive procedurale janë në diskutim. Ato kanë të bëjnë me regjistrat në kutitë e votimit, kanë të bëjnë me të gjitha ato aspekte të diskutuara, por, mbi të gjitha, kanë një mangësi në ndjesinë që është shkaktuar në njerëzit tanë. Këtë unë e shoh në fytyrat e atyre që kam takuar. Nuk kemi ende një përgjigje për zgjedhjet që janë zhvilluar vitin e kaluar. Këto janë përgjigje të mbajtura pezull që kërkohet të jepen dhe ne jemi këtu që të shoqërojmë jo vetëm socialistët në Shqipëri, por edhe popullin shqiptar, për të përfituar të drejtën bazë në momentin kur ne e ndiejmë që ka një vetëdije në këtë proces se kush janë fituesit dhe kush humbësit. Jam vërtet i inkurajuar nga përgjegjësia e treguar nga zoti Rama dhe socialistët”, - u shpreh Ajala.

Nastase: “Ekziston mundësia për zgjidhjen e krizës politike”

Ish-kryeministri rumun, Adrian Nastase, në takimin e Internacionales Socialiste deklaroi se ekziston mundësia për zgjidhjen e krizës politike që ka përfshirë Shqipërinë. “Kam vizituar disa herë Shqipërinë pas vitit 1990 dhe jam takuar shpesh me kryeministrin Sali Berisha. Unë besoj se ekziston mundësia për zgjidhjen e krizës”, - tha Nastase. Më tej, në fjalën e tij, ish-kreu i Ekzekutivit rumun i ftoi politikanët shqiptarë të arrijnë një kompromis, pasi shqiptarët janë në pritje të zgjidhjes së krizës. “I ftoj politikanët të gjejnë një kompromis për t’i dhënë fund krizës, pasi shqiptarët presin fundin e saj”, - u shpreh Nastase. Politikani i lartë rumun solli ndër mend mosmarrëveshjet politike në vendin e tij, të cilat, sipas tij, vonuan anëtarësimin e Rumanisë në BE. Ai apeloi që e njëjta situatë të mos përsëritet edhe në Shqipëri.

PASOK, Lampsa: “Mbështesim PE-në në zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri”

Sekretarja Ndërkombëtare e PASOK-ut, Paulina Lampsa, deklaroi se mbështet të gjitha përpjekjet e Parlamentit Europian për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në Shqipëri. “Mendojmë që duhet të ketë një frymë kompromisi nga të dyja palët në mënyrë që të ndihmohet vendi që të arrijë objektivat europianë. Hap pozitiv ishte kthimi i Partisë Socialiste në Kuvend, ndërkohë që duhet të ndërmerret një hap edhe nga pala tjetër për dhënien fund të kësaj krize”, - theksoi Lampsa. Përsa u përket emigrantëve shqiptarë, Lampsa u shpreh se kanë një bashkëpunim shumë të mirë me ta në Greqi. “Janë një pjesë aktive e Partisë sonë politike dhe do të vijojmë bashkëpunimin me ta për të zgjidhur sa më mirë problemet e tyre”, - deklar

31 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›