Ajdareviç çmend Suedinë
Astrit Ajdareviç ka shënuar sërish. Pas golit që e realizoi në debutimin e tij me Orebron, në kampionatin suedez, mesfushori ofanziv nga Kosova, të hënën mbrëma realizoi edhe dy gola për ekipin e tij të ri, duke e bërë të gjithë Suedinë që të çmendet pas tij.
20-vjeçari ka statistika të hatashme: ai shënoi 3 gola në vetëm 56 minuta lojë, pasi në të dyja ndeshjet ishte rezervist, ndaj Elfsborgut. “Është një ndjenjë fantastike. Wow, është jashtëzakonisht bukur të shënosh dy gola për një ndeshje. Mendoj se e gjithë skuadra ka bërë një lojë të shkëlqyeshme. Fitorja e ekipit ishte gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Ajdarevic pas ndeshjes për televizionin PPV.
Ish-përfaqësuesi U19 i Suedisë u provua disa javë tek Orebro, pasi të nënshkruante kontratën për tri vjet e gjysmë. Ai realizoi një gol në fund të ndeshjes me Elfsborgun, një javë më parë, kurse të hënën i shtoi edhe dy, në minutat 44 e 56.
Të parin e shënoi nga distanca, pas një gjuajtjeje precize me të majtën, kurse të dytën me kokë. Ai i mahniti të gjithë, pasi vinte nga një periudhë jo e mirë e kaluar në Angli te Leicesteri, dhe më pas si huazim te Hereford Unitedi. “Nuk kam luajtur qe një kohë të gjatë, dhe është e vështirë t’i përshtatesh kohës. Të duhen këmbët e gatshme për të luajtur”, vazhdoi ai.
Ajdarevic të hënën luajti 50 minuta: u inkuadrua në lojë në minutën e 23-të, falë lëndimit të Federico Nordit, ndërsa u zëvendësua në atë të 73-tën. Futbollisti ofanziv ndihet i kënaqur me minutazhin që pati, por shpreson që të luajë edhe më shumë në ndeshjet e ardhshme.
“Për mua ishte e rëndësishme që të fitoja minuta në fushë, ky 50-minutësh më mjaftoi sot. Natyrisht, në ndeshjet e ardhshme shpresoj të luaj më shumë, ngase kur luan, është më lehtë të ambientohesh, kurse kur nuk luan, gjërat vështirësohen. Kjo që më ndodhi mua është zbavitëse, duke e pasur parasysh kohën që kalova me lëndime dhe me gjëra të tjera”, tha ish-futbollisti i Liverpoolit.
Paraqitjen e futbollistit prishtinas e ka përshëndetur edhe trajneri i Orebros, Sixten Bostrom. “Astriti nuk është lojtar që mund të luajë 90 minuta, sepse i duhet ende punë. Por, është një gjë speciale kur e sheh suksesin e tij, shpresojmë që të vazhdojë kështu. Ai është një talent i madh dhe ne duam ta mbajmë këtu për një kohë të gjatë. I duhet të përmirësohet në aspektin defanziv, sepse në ofanzivë është mjaft i dobishëm”, tha Bostrom për uebfaqen fotbolldirekt.se.
Loja e Ajdareviçit është përshëndetur edhe nga trajneri i përfaqësueses U21 të Suedisë, Tommy Soderberg, i cili ishte i ulur në tribunë. “Është një futbollist mjaft interesant. Është hera e parë që e shoh nga afër”, tha Soderberg.
Mediat suedeze e kanë lavdëruar Orebron, për përforcimin e qëlluar që e kishte bërë gjatë kësaj vere, duke shpenzuar shumë pak, për një talent të vërtetë. Kjo fitore e mban Orebron në pozitën e tretë të kampionatit suedez.