Ajër i pastër, premtohet ulja e squfurit në karburante
Që nga 1 janari i vitit 2009, kur do të nisë zbatimit i Vendimit të Këshillit të Ministrave "Për cilësinë e lëndëve djegëse, benzinë dhe diezel", pritet të ketë një reduktim gradual të substancave ndotëse në karburante, gjë që do të sjellë përmirësim të cilësisë së ajrit dhe të jetës së qytetarëve. Zv.ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Taulant Bino, u shpreh dje se "vendimi i Këshillit të Ministrave, i miratuar në fillim të vitit 2007, përcakton disa standarde në përmbajtjen e elementëve ndotës në cilësinë e karburanteve, përmban standarde për benzinën pa plumb dhe për squfurin". "Nëse për benzinën pa plumb ne kemi arritje, pasi tashmë nuk tregtohet benzinë me plumb në Shqipëri, elementë të tjerë janë në monitorim e sipër dhe janë në kontroll të afateve që ka përcaktuar qeveria", theksoi Bino.
Ai shtoi se "vendimi ka përcaktuar afate në mënyrë që të përgatiste dhe tregun për ndryshimin e ndodhur dhe monitorimi do të kryhet që prej vitit 2009 e më tej". Sipas VKM-së, në territorin shqiptar lejohet vetëm tregtimi i benzinës pa plumb dhe që plotëson kërkesat e përcaktuara në rregulloret dhe standardet përkatëse. Nga 1 Janari 2009, përmbajtja e squfurit në lëndën djegëse për motorat diezel pritet të ulet pothuajse 6 herë (nga 2000 mg/kg që është sot, në 350 mg/kg). Ndërsa, nga 1 Janari i vitit 2011, përmbajtja e squfurit në lëndën djegëse për motorat diezel pritet të ulet 35 herë të tjera (nga 350 mg/kg ne 10 mg/kg), duke u përputhur me standardet e Bashkimit Europian. Ekspertët dhe specialistët e Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në punën për hartimin e vendimit janë mbështetur në direktivën europiane 98/70KE "Për cilësinë e lëndëve djegëse, benzinë dhe diezel", e cila përcakton specifikime teknike në lidhje me kushtet shëndetësore dhe mjedisore për lëndët djegëse, që duhet të përdoren për automjetet. Afatet kohore të përcaktuara në vendimin e Qeverisë marrin parasysh faktorë ekonomikë dhe sociale, dhe në radhë të parë për t‘u dhënë kohë dhe mundësi importuesve të lëndëve djegëse për rregullimin e kontratave të importit. Gjithashtu, edhe Rafinerisë së Naftës në Ballsh për të përmirësuar thellësisht cilësinë e lëndës djegëse për motorët diezel.
Sipas vlerësimit të ekspertëve të mjedisit dhe studimeve të kryera, transporti është një ndër faktorët kryesorë të ndotjes së mjedisit në zonat urbane. Nga të dhënat rezulton se në vëndin tonë qarkullojnë çdo ditë rreth 300 mijë automjete, 80% e të cilave përdorin lëndë djegëse diezel (pa anashkaluar faktin se numri më i madh i tyre janë mjaft të amortizuara). "Cilësia e lëndëve djegëse të përdorura deri tani, me përmbajtje të lartë squfuri, ka sjellë shqetësime tek qytetarët duke u bërë burim sëmundjesh dhe kërcënuar jetën e tyre", vlerësojnë specialistët e mjedisit. Nga të dhënat rezulton se "vetëm gjatë vitit të kaluar janë importuar 289.253 ton lëndë djegëse diezel dhe 54.734 ton benzinë, ku siç dihet përmbajtja e squfurit është disa herë më e lartë".