Shqipëri-Moldavi, marrëveshje për kontrollin e pacientëve
Diagnostikim më i mirë për pacientët, trajnime për personelin shëndetësor dhe bashkëpunim në fushën e farmaceutikës e pajisjeve mjekësore. Të gjitha këto ishin qëllimi kryesor i nënshkrimit të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Moldavisë.
Zv/ministrja e Shëndetësisë, Zamira Sinoimeri, nënshkroi Marrëveshjen midis Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë dhe asaj të Moldavisë për "Bashkëpunim në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore". Kjo marrëveshje institucionalizon bashkëpunimin në drejtim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor, zbatimin e metodave të reja diagnostikuese dhe mjekuese në fushën e higjieno-epidemiologjisë, sëmundjeve ngjitëse, e shumë të tjera. Ky bashkëpunim, do të realizohet nëpërmjet shkëmbimit të informacionit të ndërsjellë, kontakteve mes palëve, pjesëmarrjen e dyanshme të ekspertëve në kongrese apo takime, si edhe lidhjen e marrëveshjeve direkt me institucionet shëndetësore në drejtim të pajisjeve mjekësore, farmaceutike dhe trajnimeve të ndryshme.
Gjatë qëndrimit në Moldavi, zv/ministrja Sinoimeri ka marrë pjesë në konferencën e ministrave të Shëndetësisë të vendeve të Evropës Juglindore. Takimi kishte në qendër bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore.